Rreth Nesh
Lioré Beauty është një ëndërr që u kthye në realitet nga ne, dy motra me një pasion të përbashkët për bukurinë dhe produktet cilësore.
Motra ime jeton në Gjermani dhe sa herë vinte për vizitë, unë gjithmonë i kërkoja të më sillte produkte bukurie që nuk i gjeja lehtë këtu ose që kushtonin shumë më tepër. Duke parë cilësinë e tyre dhe interesimin e madh edhe nga familjarët e miqtë, lindi ideja për të krijuar Lioré Beauty.
Sot, misioni ynë është t'ju sjellim produkte autentike për kujdesin e lëkurës, flokëve, makeup, parfume dhe kujdes personal, me çmime sa më të përballueshme, pa bërë kompromis me cilësinë.
Besojmë se çdo person meriton të ketë qasje në produkte të mira, origjinale dhe me çmime të drejta. Për këtë arsye, përzgjedhim me kujdes çdo produkt që ofrojmë dhe jemi gjithmonë të gatshme t'ju ndihmojmë të gjeni atë që i përshtatet më së miri nevojave tuaja.
Faleminderit që mbështesni biznesin tonë familjar dhe që jeni pjesë e rrugëtimit të Lioré Beauty. 🤍